Surprise Me!

Veliaj: Fushate dinjitoze per mandatin e dyte

2019-05-30 0 Dailymotion

Nga Oslo, ku mori pjesë në forumin global të urbanistëve, Kryebashkiaku Erion Veliaj u ndal tek fushata zgjedhore që pritet të nisë në fund të muajit Maj. Veliaj tha se ajo do të jetë dinjitoze.

?Jemi mobilizuar për një fushatë qytetare, dinjitoze dhe duam që ato eksperimente që bëmë në mandatin e parë, t?i zbatojmë masivisht edhe në cepa të tjerë të Tiranës, në mandatin e dytë?.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se transformimet e kryeqytetit 4 vitet e fundit janë vlerësuar nga forumi më i madh i urbanistëve në botë ?Urban Future 2019?.

?Më vjen mirë që u vlerësuan në Oslo, nga forumi më i madh i urbanistëve, me rreth 3000 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, të gjitha ndryshimet që kanë marrë çmime, si sheshi ?Skënderbej?, Pazari i Ri, por edhe ndryshimi i mentalitetit dhe kulturës, nga korsitë e biçikletave tek transformimi i çerdheve, kopshteve dhe tani shkollat e reja?.

Veliaj shprehu bindjen se ky bashkëpunim i nisur mes dy qyteteve do të shtohet në katër vitet e ardhshme.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon