Kunguj të pjekur mbushur me rikota

Përbërësit:

1 kg kunguj

300 gr rikota

30 gr parmixhan

50 gr fara luledielli

2 lgj majdanoz i grirë

kripë

4 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë kungujt me ujë të bollshëm dhe presim ekstremet e tyre. Vendosim një tenxhere me ujë të valuar. Shtojmë 1 lugë kafe kripë dhe vendosim kungujt e plotë për të zier vetëm 3 minuta. Në një tas vendosim rikotën, majdanozin e grirë hollë, parmixhanin e grirë hollë dhe i trazojmë bashkë me rikotën e majdanozin. Shtojmë pak kripë dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Kullojmë kungujt dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë. I presim në mes për së gjati dhe largojmë pjesën e brendshme duke i dhënë formën e një varke. Pjesën e brendshme të kungullit e presim në kubikë të vegjël dhe e përziejmë me rikotën. Kalojmë farat e lulediellit në një tigan pa yndyrë dhe e përziejmë me rikotën. Mbushim kungujt me ndihmën e një luge çaji. I vëmë në tepsi, i spërkatim në fund me pak vaj dhe vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 40-45 minuta.