Surprise Me!

RTV Ora - Spartak Braho 'shpërthen' ndaj Agron Tufës: Neofashist dhe hileqar!

2019-05-30 4 Dailymotion

#rtvora
Deputeti Spartak Braho ka shpërthyer ndaj Kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa duke e konsideruar atë si neofashist dhe hileqar.

Spartak Braho: Në veprimtarinë e tij instituti ka shkelur rëndë ligjin me të cilin organizohet dhe do perifrazoj kryeministrin, i cili tha larg duart nga vitet 41-45. Neofashistët e tipit Tufa e Cela kërkonin nëpërmjet artifcave të klorifikonin bashkëpunëtorët e fashizmit dhe nazizmit, të deheroizonin LANÇ-in dhe heronjtë e saj.

Zoti Tufa e keni kthyer institutin në celulë të Ballit Kombëtar me plot gojën. Jo vetëm se jeni mbledhur aty me kokrra por po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe shpërdoruar LANÇ të cilët nuk e bëtë ju as soji ju. As Milodin Popovic e as Dushan Mogosha, siç shpreheni vetë. Luftën e bënë bijtë e këtij vendi, partizanët e partizanet edhe ata ballistë që pas 24 majit u rreshtuan në rreshtat partizane si dhe koalicioni i madh antifashist sovjeto -anglo-amerikanë që kanë varret këtu tek ne së bashku me varret e mijëra dëshmorëve partizanë. Ngule këtu në këtë punë. LANC nuk ishte luftë civile por luftë patriotike dhe çlirimtare. Nuk ishte kriminel Spiro Moisiu, Memo Merto, Raman Perllaku, Haxhi Lleshi, Myslim Peza, Nazmi Rrushiti, Heronjtë e Vigut e mijëra të tjerë.

Zoti Tufa keni shkelur ligjin jo vetëm se keni tejkaluar me tendencë periudhën për të cilën jeni ngarkuar sepse periudha 1941- 1944 nuk mund të quhet periudhë e komunizmit dhe as e sistemit komunist, por periudhë antifashiste nacional çlirimtare, ruajtje e sovranitetit të Shqipërisë. Por ju hileqar keni qenë që në luftë dhe hileqar jeni dhe tani në demokraci.

Ju pyes përse gërmoni në arkiva për të kërkuar dokumentacion të padeklasifikuar. Madje dërgoni dhe shkresa institucioneve për të dërguar informacion. Kush jua lejon?! Ju sot, madje asnjë nga punonjësit e institutit nuk disponon certifikatë sigurie, e cila është e domosdoshme. Ju nuk e keni këtë certifikatë sigurie dhe as nuk keni për ta pasur.

Agron Tufa: E kemi certifikatën e sigurisë?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/spartak-braho-shperthen-ndaj-agron-tufes-neonazist-dhe-hileqar
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon