#rtvora

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rrëzoi me katër vota pro dhe një kundër kërkesën e PD dhe LSI për tu përfaqësuar me komisionerë në zgjedhjet vendore. Mazhoranca në KQZ argumentoi se opozita e bashkuar nuk është subjekt zgjedhor apo parti parlamentare ndaj dhe nuk mund të ketë anëtarë në KZAZ. Megjithatë opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa, duke iu drejtuar tashmë Kolegjit Zgjedhor.

PD dhe LSI kanë dorëzuar në KQZ listën me 350 emra të propozuar si komisionerë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Propozimi është debatuar për më shumë se një orë, çka tregoi dhe një herë ndarjen e votave të Komisionit.

Përfaqësuesi ligjor i selisë blu, Ivi Kaso, theksoi se dokumentacioni u paraqit brenda afateve ligjore ndaj kërkoi miratimin.

Ivi Kaso: Ju nënshtruan presionit jo ligjor dhe i mohuan opozitës së bashkuar të drejtën e saj të garantuar nga Kodi Zgjedhor për të paraqitur komisionerë në KZAZ. Është një e drejtë që opozitës i buron nga fryma e Kushtetutës, nga fryma e Kodit Zgjedhor, neni dhe gërma e Kodit Zgjedhor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kqz-rrezon-kerkesen-e-pd-dhe-lsi-komisionere-ne-kzaz

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz