Surprise Me!

Report TV -Revolta e Qafë Barit/ Takimi prekës mes lotëve i dy heronjve

2019-05-30 1 Dailymotion

Në 22 maj të vitit 1984, 24 djem trima të burgosur politik në burgun komunist të Qafë barit, u ngritën në një protestë të pazakontë dhe luftuan me gardianët kundër barbarisë së tyre.<br /><br />Është një ndër revoltat e rëndësishme pas asaj të Burgut të Spaçit. Dje u bënë plot 35 vite nga kjo revoltë, nga e cila kanë mbetur kujtimet e këqija, por që sot mund të tregohen me krenari. Në këtë ditë, botuesi Jozef Radi ka publikuar një video prekëse, ku heronjtë e asaj dite takohen me njëri tjetrin; një takim ku nuk kanë munguar lotët. Është takimi i Kosta Gjordeni, një nga të burgosurit politik të asaj kohe, që mbajti plumbin në shpatull për 30 vite mes dy miqve të tij Tonin Dema dhe Zef Luka.<br /><br />"22 maj 2019... 35 vjetori i Revoltës së Qafë-Barit... Dy bashkëvuajtës të tmerrit të majit,1984 takohen mbas shumë vitesh... Kosta Gjordeni nji nga herojtë e Revoltës qe nga ajo ditë mbajti 30 vite plumbin ne shpatull dhe ishte me nje dore... me dy miqtë e tij Tonin Dema dhe Zef Luka... lotët e kësaj bisede në takimin mes tyre, dhe dhimbja qe vazhdon të jetojë në shpirtrat e tyre, ishin nga çastet më prekëse të kësaj dite...Me qindra njerëz takuan dramën dhe qëndresën e tyre nën diktature...", shkruan Radi.

Buy Now on CodeCanyon