Një shtëllungë e madhe tymi është parë mbi stadiumin "Arena Kombëtare".<br /><br />Kjo gjë shkaktoi panik tek qytetarët, duke menduar se zjarri vinte nga stadiumi i ri i cili është në ndërtim e sipër, por fatmirësisht nuk ishte kështu. Një kazan mbeturinash shumë pranë ishte përfshirë nga flakët, për motive ende të paqarta.<br /><br />Pamjet janë siguruar falë bashkëpunimit të Evis Cerges dhe operatorit, Mirsal Hajdarmataj.
