Ish-Kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur akuzave të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, pasi ky i fundit në një intervistë televizive e quajti "argat të Millosheviçit". I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, Berisha shpjegoi qëndrimin e tij dhe të Partisë Demokratike në vitin 1991 për Kosovën.

"Qëndrimi i Sali Berishës dhe Partisë Demokratike ndaj Sllobodan Millosheviçit është ky:
1-Më 22 Dhjetor Partia Demokratike ka shpallur programin "Ylli ynë polar".
2-Njohja e Republikës së Kosovës më 1991.
3-Është bërë përjekje për promovimin e lidershipit të Kosovës në atë kohë.
4-Në samitin e Helsinkit është futur paragraf i veçantë, në të cilën Kosova trajtohet si njësi më vete.
5-Në atë periudhë janë stërvitur në Shqipëri disa njësi të UÇK, por që të gjitha nën patronazhin e qeverisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës. Midis tyre Adem Jashari.
6-Janë dërguar armatime falas pa asnjë çmim Bosnjes dhe Kroacisë në kundërshtim me embargon.

Nëse është arrestuar Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Hashim Thaçi flinte me një gazetar në dhomë, quhej Ali Uka, u gjet i bërë thertore në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën. Nuk them fare se është i implikuar apo jo në vrasjen e tij.

7-I vetmi vend në botë që ishte kundër embargos ishte Shqipëria. Pse? Sepse rëndonte mbi Kosovën. Të tjerët ku e merrnin naftën? Naftën sipas raporteve të OKB, 96% nga Danubi. Rafineria më e madhe e Beogradit merrte me tuba nga Rumania. Ne nuk kishim mjete lundruese në liqen. Ne sollën skafet e policisë. Shkodranët e mbushnin plot serbatorin dhe kalonin me makinë dhe e shisnin në anën tjetër gjysmën e saj.

8-Shqipëria ka qenë një vend i hapur dhe Arkani mund të ketë ardhur. Ai me pasaportë jo serbe mund të ketë hyrë, nuk them dot. Por si Arkan do të arrestohej 1 mijë herë.

Në vitin 1994 Shqipëria kaloi rezolutën në OKB me 137 vota në të cilën popullit të Kosovës i njihet e drejta për vetëvendosje. Kam bërë çmos që Prishtina të ngrihet në protesta kundër Millosheviçit. Mendoja se shqiptarët duhet të protestonin. Duhej reagim. Kaq ka qenë".

Presidentin e Kosovës, Berisha shpjegoi se e quan "argat të Beogradit" për shkak se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Beogradi për një dosje në Hagë.

"Ky ka marrë misionin e Serbisë së Madhe. Dosja e Hagës është e tëra e formuluar nga Vukçeviçi, është prokuror i Serbisë. Z.Thaçi ka një dosje të madhe në Hagë dhe ajo dosje është bërë e tëra nga Beogradi".