Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo deklaron se opozita nesër nuk duhet të zhvillojë një protestë të dhunshme pasi kjo do ndikojë negativisht në imazhin e saj në sy të ndërkombëtarëve.<br /><br />"Amerikanët do reflektojnë para se të rishprehen. Ose do ketë një deklaratë të Palmer që mbulon rajonin për të na dhënë një deklaratë që pritet në ditët e ardhshme. Uroj dhe shpresoj që nesër protesta të jetë paqësore. Opozitës i duhet të dëshmojë një profil qytetar pasi dhuna do dëmtojë në radhë të parë atë. Opozita e ka kujdesin se një akt i dhunshëm nesër do shkonte në tryezat perëndimore të cilat do reagonin keq ndaj saj. Opozita nesër duhet të jetë e vëmendshme", u shpreh Milo.