Surprise Me!

Letra e katërt/ Rama-Bashës: Harrojeni dorëheqjen, ke ende kohë për t'i thirrur arsyes për dialog

2019-05-30 0 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një letër të katërt publike kryetarit të partisë Demokratike, Lulzim Basha, pak orë para nisjes së protestës së opozitës. Në letrën e tij, Rama përsërit ftesën për dialog pa kushte, teksa e bën të qartë se kurrsesi nuk do të japë dorëheqjen. Për këtë vendim, kreu i qeverisë ka renditur arsyet se pse kjo lëvizje nuk do të ndodhë, ku ndër më kryesoret thekson se "nuk do të prish kontratën me shqiptarët".<br /><br />Letrën e nis duke shpjeguar se nëpërmjet tyre, nuk është qëllimi që ta bëjë apelin për dialog sa "për sy e faqe", por për të ofruar një mundësi zgjedhjeje të krizës politike. Si një kundërshtar që i do të mirën kundërshtarit, Rama e "këshillon" Bashën që t'i thërrasë arsyes dhe të pranojë dialogun, për ndryshe "fundi do të jetë i hidhur". Ai bën një krahasim me parti të tjera të mëdha politike, që me kohën për motive të ndryshme janë tretur, duke thënë se i njëjtë do të jetë fundi edhe i PD nëse do të vijojë që të drejtohet me papërgjegjshmëri, siç ka ndodhur deri më tani.<br /><br />Ai fton kryedemokratin Basha që të mos humbasë kohë dhe të ulet në një tryezë dialogu, ashtu siç kanë bërë thirrje edhe ndërkombëtarët, përfshirë edhe Gjermaninë mike: Pa kushte, për të zgjidhur krizën politike që ka mbërthyer vendin prej katër muajsh.

Buy Now on CodeCanyon