Partizani ka ngritur sot trofeun e kampionit pas 26 vitesh. Ceremonia e ngritjes së trofeut u zhvillua pas përfundimit të ndeshjes me Kukësin e cila u mbyll në barazim 1-1.

Kupa u dorëzua në stadiumin Selman Stërmasi, teksa presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, u vendosën me radhë medaljet në qafë lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit të kuq.

Trofeu i kampionit u ngrit lart nga kapiteni Alban Hoxha për t'i hapur rrugë një feste që përfshiu të gjithë lojtarët por edhe tifozët.

Më pas ata janë zhvendosur në sheshin Nënë Tereza, në një festë të organizuar nga Klubi i Partizanit.