Autorët apo autori i atentatit në fshatin Poro të Vlorës kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar me anë të një automjeti tip 'Mercedes Benz 250'.<br /><br />Më pas vetëm pak kilometra larg vendit ku ndodhi krimi, në fshatin Bishan ata i kanë vënë flakën makinës që kryen vrasjen dhe lanë të plagosur të riun tjetër.<br /><br />Brenda automjetit janë gjetur edhe dy kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur në atentat. Ndërkohë automjeti rezulton të jetë i vjedhur po ashtu të vjedhura janë edhe targat që i ishin vendosur. Ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur rreth dy karikatorë me gozhoja.
