#rtvora
Artisti Ardjan Tragaj është rikthyer me një ekspozitë personale në Durrës, pasi përfaqësoi Shqipërinë në Bienalen e 16-të të artit bashkëkohor në Venecia me veprat ?Pushtetari Abuziv? dhe Enigma.

Ai ka zgjedhur ambientet e korpusit Universitar të Durrësit për të prezantuar 16 vepra ku bien në sy tematikat e guximshme që shpeshherë janë bërë edhe objekt debatesh.

Punimet të përmbledhura nën titullin ?Gladiatori i Sistemit? tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të Durrësit, pedagogëve, studentëve dhe kritikëve

Ilir Muharremi: "Për mendimin tim ky është një teatër absurd i kohës që rezulton me një mesazh shumë konkret. Është një revoltë e artistit ndaj realitetit të sotëm."

Në pikturat e Ardian Tragajt, shtrembërimi dhe abstragimi përdoren si mjete për të zbuluar kontradiktat e shoqërisë, duke sjellë një sy të vëmendshëm për politikën dhe psikologjinë në punën e tij.

Me tiparet e tyre të ekzagjeruara dhe sytë e kërkimit, subjektet e tij janë shprehje e absurditetit, por kanë edhe një nënshtresë të dhimbjes dhe dëshirës, duke bërë një tërheqje të drejtpërdrejtë ndaj mendimeve dhe emocioneve të shikuesit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gladiatori-i-sistemit-ne-tablo
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz