Nëse zgjedhjet zhvillohen në 30 qershor siç Edi Rama këmbëngul, atëherë PS do të fitojë pa asnjë mundim më shumë se gjysmat e bashkive të vendit.

Pasi janë shqyrtuar ankesat në KQZ, siç ka mësuar Report TV, në 35 bashki socialistët garojnë të vetëm pa pasur asnjë rival përballë. Këtu përfshihen bashki të mëdha si: Elbasani, Fieri, Lushnja, Gjirokastra, Shkodra, Kamza apo Vora.

Në këto zgjedhje PS ka 60 kandidatë, pasi koalicioni i mazhorancës nuk kandidon në Finiq, duke i hapur rrugë MEGA-s greke.
Garë me më shumë se një kandidat, ka në 26 bashki të tjera, ku përfshihet Tirana, Durrësi, Dibra, Vlora, Korca, Kuksi e Lezha.

Partia e Astrit Patozit është tkurrur. Ndryshe nga sa deklaroi se do të kandidonte në të gjithë vendin, Bindja Demokratike është regjistruar vetëm në garën për 18 bashki të vendit.

Patozi garon në Tiranë, në Durrës, në Korçë, në Vlorë, Kukës, Dibër, Lezhë, etj.

Për 30 qershorin janë bërë gati dhe 6 kandidatë të pavarur, të cilët kanë marrë paraprakisht firmat e zgjedhësve. Ata janë në bashkitë Berat, Klos, Devoll, Mirditë, Finiq dhe Sarandë.

Koalicioni i drejtuar nga Aleanca Kuq e Zi, ?Shpresa për Ndryshim? garon vetëm në Përrenjas, Këlcyrë dhe Devoll. Në sy bie dhe FRD e Bamir Topit, e cila, edhe pse nuk është bërë pjesë e asnjë koalicioni garon vetëm në Devoll, bashki e cila shënon numrin më të lartë të kandidatëve, plot 4.