Pranë qendrës së Tiranës, në rrugën e ?Dibrës? në katin e tretë të pallatit me kuba të ashtuajtur modern, që u realizua në fillim të viteve ?70 nga arkitekti Maks Velo vizitorët mund të shohin nga afër, se ku shkrimtari i njohur Ismail Kadare jetoi për 15 vite të tij, gjatë regjimit komunist. Kamera e ?ReportTV? sjell nga afër, se çfarë mund të prek publiku, për të kuptuar botëkuptimin dhe kontributin e tij fillimisht në letërsinë shqipe, e më pas në përkthimin e saj në gjuhë të huaj edhe artet e tjera. Drejtoresha e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë , Mirela Koçollari, na shpjegon detajet, me të cilat do të hasen vizitorët.

?Qëllimisht i kemi lënë të mbyllura disa kanata, si dritare të vogla, me objekte edhe me pjesë të memories, së familjes edhe shkrimtarit që i kemi gjetur në këtë shtëpi. Janë objekte të tij, por edhe të fëmijëve. Ndërsa, nuk mungojnë as dorëshkrimet e pabotuara, që shkrimtari ka lënë asokohe në këtë shtëpi?, shprehet Mirela Koçollari.

Një dhomë në këtë muze, është për kontributin e çiftit Helena dhe Ismail Kadare në kinematografinë shqiptare, ku janë adoptuar rreth 10 vepra të tij.

?Mund t?ju them se mund të jenë 10 tituj të Kadaresë, filmash,që janë mbështetur në veprën e tij, në film dhe seriale. Kadare e konsideron veten shkrimtar. Në filmin ?Përse bien këto daulle?, prej meje në vitin 1969, ai i ishte i ri edhe nuk përtonte të vinte në Kinostudio. Në filmat e tjerë, ka shkuar vetëm në premierë. Vetëm në dy raste ka qenë shumë i vëmendshëm, tek filmi ?Ballë për ballë? mbi romanin ?Dimri i vetmisë së madhe?, ai e shkroi vet skenarin edhe e shkroi bukur. Rasti i dytë është bashkëpunimi me Kadarenë në prag të 75-vjetorit të tij. Kontributi i Kadaresë është që ne na ka dhënë veprën e tij, që shpeshherë ka mbetur i pakënaqur...?, thotë ndër të tjera kineasti dhe regjisori Pirro Milkani.