#rtvora

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora tha se pavarësisht marrjes së rekomandimit, qershorin e shikon shumë të vështirë, për të mos thënë e pamundur.

Klajda Gjosha: Unë kam kohë që e kam deklaruar që qershori do të jetë i vështirë, jo vetëm i vështirë, por ndoshta i pamundur. Nuk është se kemi të bëjmë me vetëm 4 vende skeptike, por me 4 vende që kanë filluar të deklarojnë pozicionin e tyre kundrejt çeljes apo jo të negociatave me Shqipërinë. Këto 4 vende kanë filluar të pozicionohen qartë duke thënë se Shqipërisë nuk mund t'i çelen negociatat në qershor dhe kjo është e dhimbshme. Holanda, Franca, Danimarka dhe Belgjika, janë shprehur kundër negociatave të Shqipërisë.

Gjosha u shpreh kundër ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë në këtë proces. Nëse kjo do të ndodhë tha ish-ministrja, do të ishte një katastrofë për vendin tonë.

Klajda Gjosha: Ajo çka unë mendoj në gjithë këtë është që Shqipëria mos të ndahet nga Maqedonia e Veriut. Sikur të na ndajnë do të ishte katastrofë për vendin tonë sepse do të thotë që Shqipëria do të grupohet me Kosovën dhe Bosnjën dhe do ta bënte shumë të vështirë debatin tonë të zgjerimit, por edhe mundësinë e çeljes së negociatave në të ardhmen. Pra nëse do të bëhemi pjesë e këtij grupimi kjo do të ishte fundi i një procesi që është historik, dhe është vital për vendin tonë. Uroj që kjo mos të ndodhë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjosha-qershori-i-veshtire-nese-ndahemi-nga-maqedonia-e-veriut-do-ishte-katastrofe
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz