Surprise Me!

Report TV -Prishen disa objekte te 'Selvia'/ Bashkia: Janë pa leje!

2019-05-31 3 Dailymotion

Bashkia e Tiranës ka prishur disa objekte te 'Selvia' ndërsa ka hasur në kundërshtimin e tre pronarëve të bizneseve. Bashkia thekson se ka çliruar nga ndërtimet pa leje bustin e heroit ?Vojo Kushi? te ish-trekëndëshi i 'Selvisë', 'ku deri në dhjetor gëlonin llotot dhe bastet'. Por tre pronarë biznesesh kanë kundërshtuar vendimin për prishjen e objekteve. Njëri prej tyre është ngujuar brenda në ambientet e lokalit. Babai i tij thotë se nuk janë lajmëruar dhe se i janë drejtuar policisë për të bërë kallëzim penal, ndërsa pretendon se objektin e ka me leje të rregullët.<br /><br />"Na kanë ardhur pa njoftim, nuk kanë lajmëruar qytetarët, pasi nuk dinim asgjë. Shkuam dhe bëmë denoncim në polici, pasi nuk kishim shkresë për asnjë afat për të liruar biznesin. I kemi të gjitha me dokumente të rregullta" tha ai për mediat. Djali i tij i ngujuar brenda në lokal thotë se "nuk kam ndërmend që të dal". Ndërkohë që jashtë ambienteve janë ende fadromat që vijojnë punën, sipas bashkisë për prishjen e ndërtimeve pa leje.<br /><br />Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku duke akuzuar bashkinë e Tiranës. "Tek Selvia, në mes të Tiranës, në pikun e qarkulimit të mjeteve dhe njerëzve, në pronën e tyre, në besen e shtetit që i paguan taksat, me buke në gojë, pa u lajmeruar as me gojë as me shkrim. Erion Veliaj u dergon fadromat të mbështetura nga forcat speciale dhe rrënon barbarisht pasurinë e qytetarëve të pambrojtur. Dhuna nuk ka kufij ndaj duhet të bashkohemi përpara padrejtësive përpara se prona dhe shtëpia jonë të jetë pre e dhunës diktatoriale të kësaj qeverie" shkruan ajo në Facebook.

Buy Now on CodeCanyon