Mbrëmjen e sotme te zona e 'Selvisë' është tensionuar situata pas prishjes së disa objekte, që sipas bashkisë së Tiranës janë pa leje dhe qëllimi është çlirimi i monumenteve, në rastin konkret të bustit të heroit ?Vojo Kushi?. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga aksioni, ndërsa thekson se tashmë busti është çliruar nga pikat e basteve dhe katet pa leje.

?Pas Ali Demit, nis çlirimi i Vojo Kushit! Nuk mjaftoi ish-bingo, por ja hipën sipër Vojos, si ai tankut, me kat pa leje e me grykësi që as fashizmi s'e kish! Ta dinte Vojo që do bëhej kurban për llotot e deputetëve të rënë vafti, do e kish menduar dy herë atë punën e tankut?, shkruan Veliaj.

Por tre pronarë biznesesh kanë kundërshtuar vendimin për prishjen e objekteve. Njëri prej tyre është ngujuar brenda në ambientit të lokalit. Babai i tij thotë se nuk janë lajmëruar dhe se i janë drejtuar policisë për të bërë kallëzim penal, ndërsa pretendon se objektin e ka me leje të rregullt.

"Na kanë ardhur pa njoftim, nuk kanë lajmëruar qytetarët, pasi nuk dinim asgjë. Shkuam dhe bëmë denoncim në polici, pasi nuk kishim shkresë për asnjë afat për të liruar biznesin. I kemi të gjitha me dokumente të rregullta" tha ai për mediat. Djali i tij i ngujuar brenda në lokal thotë se "nuk kam ndërmend që të dal". Ndërkohë që jashtë ambienteve janë ende fadromat që vijojnë punën, sipas bashkisë për prishjen e ndërtimeve pa leje. Situata është tensionuar në një moment rreth orës 22:15 minuta, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë së rendit dhe bashkiakes për të shmangur përplasjet.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku duke akuzuar bashkinë e Tiranës. "Tek Selvia, në mes të Tiranës, në pikun e qarkulimit të mjeteve dhe njerëzve, në pronën e tyre, në besen e shtetit që i paguan taksat, me buke në gojë, pa u lajmeruar as me gojë as me shkrim. Erion Veliaj u dergon fadromat të mbështetura nga forcat speciale dhe rrënon barbarisht pasurinë e qytetarëve të pambrojtur. Dhuna nuk ka kufij ndaj duhet të bashkohemi përpara padrejtësive përpara se prona dhe shtëpia jonë të jetë pre e dhunës diktatoriale të kësaj qeverie" shkruan ajo në Facebook.

Pavarësisht akuzave të PD-së, bashkia thotë se në këto katër vite i ka kushtuar një vëmendje të posaçme edhe kujdesit për monumentet e figurave të rëndësishme që kanë kontribuar për çlirimin e atdheut. Ndërkaq, këto nisma për vlerësimin e figurave të njohura që kanë sakrifikuar edhe jetën për atdheun, sipas bashkisë kanë hasur në kundërshtinë e LSI dhe të PD-së, të cilët kanë dalë hapur kundër çlirimit nga ndërtimet pa leje.