Surprise Me!

Report TV - Shisnin akullore jashtë kushteve higjeno- sanitare, arrestohet shitësi

2019-05-31 1 Dailymotion

TIRANË-Një 35-vjeçar nga Tirana është arrestuar ditën e sotme, pasi shiste akullore jashtë kushteve higjeno- sanitare. Në pranga ka rënë L. H. si dhe është hetuar në gjendje të lirë dhe bashkëpunëtori. Këta persona prodhonin akullore në ambiente krejtësisht jashtë standardeve dhe më pas i shisnin ato, duke u bërë një rrezik serioz për qytetarët që i konsumojnë ato, kryesisht fëmijët.

Policia ka sekuestruar:
Lëndë e parë për prodhimin e akullores
Dy makineri për prodhimin e akullores
Ngjyrues boje
Një sasi e konsiderueshme qumësht pluhur

Mbi këta persona rëndon akuza për veprat penale ?Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë?, ?Fshehja e të ardhurave? dhe ?Mospagimi i taksave dhe tatimeve?.

Buy Now on CodeCanyon