Kjo është hera e parë që Murrizi ulet në karrigen e drejtuesit të seancës plenare në një kohë kur kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ishte në një takim me ambasadorin e BE Luigi Soreca, teksa ky i fundit i dorëzoi progres raportin me rekomandimin pozitiv për Shqipërinë për hapjen e negociatave.

Ndërkohë që po i jepte fjalën deputetit Ralf Gjoni, Murrizi tha me sportivitet se kjo është seanca e parë që drejtohet prej tij.

?Eshte hera e parë që drejtoj seancën, ndaj po bëj një lëshim, po të lejoj nje replikë dy minuta? i ka thënë ai deputetit Ralf Gjoni, që ka kërkuar fjalën ne replikë me deputetin e PS-së, Taulant Balla.

Vetë Gjoni deklaroi se është i nderuar që Murrizi përfaqëson opozitën në atë pozicion.

Edhe deputetja socialiste Mimi Kodheli i uroi sukses Murrizit.

"Ju uroj suksese në pozicionin tuaj fisnik", u shpreh Kodheli.