Një nga skemat e mashtrimit ushqimor, zbuluar së fundmi nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është importimi i margarinës, e cila importohet dhe shitet si gjalp.

Produkti me ndyrë bimore pasi importohet nga Ukraina, me mangësi në dokumentacionin shoqërues, zhdoganohet si margarinë dhe më pas shpërndahet në operatorë të tjerë të zinxhirit ushqimor. Importuesi e faturonin margarinën si gjalp. Marketet as që nuk e kontrollojnë fare vlefshmërinë e dokumentacionit shoqërues të produktit dhe e shesin duke e etiketuar si gjalp.

Skandali është bërë publik gjatë një takimi që Ministri i Bujqësisë ka zhvilluar me operatorë të ndryshëm të biznesit ushqimor në vend në kuadër të konsultimeve për ndryshimet në Kodin Penal, që lidhen direkt me sigurinë ushqimore.
Ministri i Bujqësisë thotë se nuk do të ketë asnjë tolerim për abuzuesit.

"Nuk do të tolerojmë asnjë abuzues që tenton të mashtrojë konsumatorin shqiptar për qëllime fitimi. Kodi Penal do të miratohet shumë shpejt. Do të ndëshkojmë çdo abuzues që bëhet pjesë e një skeme të tillë si kjo e margarinës me gjalpin. Të gjithë inspektorët që merren me sigurinë ushqimore, nëse bëhen pjesë e këtyre skemave, jo vetëm që do të ikin nga puna, por do të shkojnë edhe në burg. Operatorët e biznesit i ftoj të bëhen pjesë e kësaj beteje sepse është në interes të tyre. Ftoj qytetarët të denoncojnë pa frikë çdo rast që ata konstatojnë se është cënuar siguria ushqimore".

Tv Klan