Surprise Me!

RTV Ora - Korça në panik nga tërmetet: Dy të lënduar, mbi 10 banesa të dëmtuara

2019-06-01 6 Dailymotion

#rtvora

Korça është zgjuar me lëkundje të forta tërmeti të cilat kanë alarmuar banorët. Ministria e Mbrojtjes informoi se nga ora 6:30 e mëngjesit të sotëm (1 maj) janë regjistruar 6 lëkundje.

Tërmeti shkaktoi panik tek qytetarët të cilët dolën jashtë banesave. Gjithshtu janë dëmtuar disa banesa.

Lëkundja më e fortë është raportuar në orën 04:26 me magnitudë ML=5.3 Rihter,me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.

Rreth orës 09:00 u shënua lëkundja e fundit e tërmetit raporton gazetarja e RTV Ora Lediona Dervishi. Raportohen dhe per dy persona të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar.

Banorët thane : ?Lëkundje të tilla nuk janë ndjerë që nga vitit 1960. Jemi të tmerruar. Janë plasur muret dhe kemi frikë të hyjmë në banesa."

Ministria e Mbrojtjes raportoi se në fshatin Dvoran janë dëmtuar 2 banesa ndërsa në fshatin Floq 3 banesa.

Ora 10:00
Gazetarja raporton dëmtimin e 7 banesave në fshatin Vidohove ne Devoll

Ja oret kur u regjistruan termetet

Ministria e Mbrojtjes raporton se:

-Në orën 06:20:49, IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.

-Në orën 04:56:40, IGJEUM ka një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.

-Në orën 04:51:57, IGJEUM ka një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.

-Në orën 04:43:11, IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.

-Në orën 04:33:11, IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.

-Në orën 04:26:17, IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lekundje-te-forta-termeti-ne-korce

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon