Surprise Me!

Xing me Ermalin/ Kandidati per bashkine Kelcyre nuk pendohet: E kam thene me gjithe shpirt

2019-06-03 1 Dailymotion

?I rëntë kanceri në grykë atyre që s?më votojnë?, ishte kjo shprehja që vite më parë bëri bujë dhe  bëri të njohur kandidatin për deputet vite më parë.

Bëhet fjalë për Hazbi Kasajn, i cili është kandidat për të marrë drejtimin e Bashkisë së Këlcyrës pas zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen këtë fund Qershori. Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan nga ku tha se nuk është penduar që mallkoi ata që nuk do ta votonin, madje shtoi se e ka thënë këtë me gjithë shpirt pasi sipas tij ata që nuk e votojnë janë në rrugë të gabuar.

Ermal Mamaqi: Ndoshta ata që na ndjekin nuk e dinë, por ti para dy vjetësh kandidove për deputet. Ti iu the the atyre që nuk do të të votonin: ?Iu raft kanceri në grykë dhe vdekshin të gjithë nesër?. Tani nga informacionet që ke, a ka rënë numri i popullsisë së Këlcyrës?

Hazbi Kasaj: Nëse më votojnë dhe më bëjnë kryetar bashkie nuk vdesin, në rast të kundërt sëmundja do të zhvillohet dhe ata janë drejt eliminimit.

Ermal Mamaqi: Nga e di ti këtë, nga je kaq i sigurt? Ka vdekur njeri nga kanceri ngaqë s?të votoi ty.

Hazbi Kasaj: Kanë vdekur.

Ermal Mamaqi: Mos ia fut kot.

Hazbi Kasaj: Kanë vdekur se mallkimi të zë kur bën keq. Kur dora shkon në vend të gabuar mallkimi të zë.

Ermal Mamaqi: Nuk mendon se duhet t?iu kërkosh falje atyre që i urove të vdisnin nëse nuk do të të votonin?

Hazbi Kasaj: Ata janë në rrugë të gabuar dhe njeriu kur është në rrugë të gabuar më mirë të gjej vdekjen se sa të jetë mbi tokë.

Ermal Mamaqi: Me gjithë ato mallkime që ke bërë në televizor, nuk ke frikë se mos të vrasin?

Hazbi Kasaj: Jo, unë nuk e quajta mallkim, unë e quajta urim. Fati i keq i tyre është kanceri dhe i miri do ishte që t?më kishin votuar.

Ermal Mamaqi: Ti e the me gjithë zemër apo të shpëtoi?

Hazbi Kasaj: Jo, me gjithë shpirt e kam thënë. Unë jam njeri i drejtë, me ide dhe me vizion, por këta njerëz nuk duan mbarësi dhe shkojnë tek e keqja.

Ermal Mamaqi: Ti nuk merresh me magji që fryn kanatjere?

Hazbi Kasaj: Jo, nuk i besoj, jam ateist në atë fushë./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon