Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako nga qarku i Korçës ku ndodhet pas tërmetit që u regjistrua dje, lëkundjet e të cilit kanë vijuar edhe sot thotë se situata është nën kontroll dhe se janë të gjithë në gatishmëri për të ndihmuar banorët e prekur.<br /><br />"Janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara në Korçë, Devoll dhe Kolonjë. Janë marrë masat për sistemimin e banorëve, janë furnizuar me ushqime, ujë, medikamente dhe nevojat jetike. FA-të janë në mbështetje të tyre, por edhe strukturat e tjera. Floqi, Qafë Zeza dhe Vidova janë fshatrat më të prekur. 160 banorë janë strehuar në Floq.<br /><br />Banorët janë në mirëkuptim të plotë, nuk ka pasur rezistencë. Nuk ka pasur probleme. Po bëhen llogaritjet e dëmeve. Banorët do të sistemohen në ambiente të përshtatshme deri në rregullimin e banesave. Tërmeti është një fenomen që nuk mund të parashikohet. Rezonancat vijojnë, por në një ritëm më të ulët se 5.3 ballë që ishte dje" tha ai.