Surprise Me!

E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (02 qershor 2019)

2019-06-03 3 Dailymotion

www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Erdona e kishte ndarë mendjen që një nga momentet më të bukura në jetën e një gjimnazisti siç është mbrëmja e maturës të mos e përjetonte si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Më 13 mars të këtij viti, vajzës nga fshati Shtiqen i Kukësit i digjet shtëpia me gjithçka kishte brenda saj.

Pjestarët e familjes tashmë janë shpërndarë për të fjetur tek komshinjë apo ndonjë kushëri. Prindërve i?u është dashur të sakrifikojnë pafund për shkollimin e vajzës në kryeqytet por edhe ajo i ka nderuar me rezultatet e shkëlqyera tek shkolla ?Hoteleri ? Turizëm? ndër vite. Por që nga dita që Erdonës i është djegur shtëpia, ka ndryshuar gjithçka në jetën e saj, që nga ekonomia e falimentuar e deri tek gjendja shpirtërore. Tashmë edhe vazhdimi i shkollës së lartë duket një mision thuajse i pamundur për vajzën nga Kukësi.

Ekskursionet apo të dalat me shoqet janë zhdukur nga fjalori i saj. Nga një vajzë e qeshur, disi rebele, me shumë personalitet ajo tani nuk flet, ka rënë paksa në mësime dhe ndonjëherë i ka rënë dhe të fikët në klasë nga mosushqyerja apo stresi. E gjithë kjo situatë e vështirë i ka bërë bashkë shokët dhe shoqet e klasës së Erdonës që ta ftojnë tek rubrika ?Ka një mesazh për ty? për t?i bërë një thirrje sa prekëse por dhe aq dinjitoze.

Përveç fjalëve inkurajuese se do jenë përherë pranë saj ata kishin menduar që t?i paguanin shpenzimet totale për mbrëmjen e maturës që edhe ajo të përjetonte të njëjtën kënaqësi si të gjithë. Mes lotëve dhe me zërin që i dridhej ajo e ka pranuar ftesën e miqve të saj që të jetë pjesë e mbrëmjes së maturës. Në vazhdim të këtij momenti emocionues, Ardit Gjebrea i ka bërë një tjetër dhuratë Erdonës. Që premtimi të fillonte të realizohej që në ato momente, asaj i është shpalosur një pjesë e koleksionit të fustaneve të stilistit Joni Peçi për të zgjedhur atë të duhurin që do e shndërrojë Erdonën si një princeshë.

Ndërsa për miqtë e saj, Ardit Gjebrea kishte një sugjerim që të mendonin vetëm për t?u kënaqur me njëri ? tjetrin sepse të gjitha shpenzimet e Erdonës për atë mbrëmje të veçantë do i merrte përsipër ai vetë. E nëse të gjitha kujtimet e fëmijërisë i?u shuajtën mes rrënojave të shtëpisë së djegur, të paktën mbrëmja e maturës do jetë një kapitull i ndritshëm që gjithmonë do e kujtojë me nostalgji.

Buy Now on CodeCanyon