Surprise Me!

RTV Ora - Tërmeti në Korçë, Salianji: Banorët i futën në çadra, vetë hanë e pinë në restorante

2019-06-03 4 Dailymotion

#rtvora
Ish-deputetë të PD ishin sot në zonën e prekur nga tërmeti në fshatin Floq të Korçës. Ervin Salianji i bëri thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtë zakonshme dhe të rindërtojë shtëpitë e banorëve nga e para.

Ai tha se banorët nuk kanë nevojë për shou dhe lëmosha, pasi sipas tij ajo që po bën qeveria është tallje.

Ervin Salianji: Nuk kërkon asnjë nga banorët lëmoshë. I paguajnë taksat shtetit dhe kërkojnë që shteti sot të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe tju rindërtojë shtëpitë ose t'i dëmshpërblejë që të bëjnë banesat nga fillimi. Është e papranueshme dhe keni bërë shumë mirë që keni përzënë edhe Spiropalin dhe Peleshin, nuk ka nevojë për shou. Ne kërkojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo është një tallje, të ngresh këtu kasollet e begëtive që janë edhe më të mira. Kjo është një qeveri që nuk i interesojnë njerëzit. Ja ku i ka futur. Bashkë ata janë tek Sofra kolonjare duke ngrënë e duke pirë e duke kënduar. Këta pas çdo fatkeqësie gjejnë ndonjë gjë si të vjedhin. Mos i pranonin, kërkojuni tju rindërtojnë shtëpitë një më një, prandaj i paguani taksat. Mos vijnë për shou gjasme lotojnë apo gjasme ju bie rimeli. I bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të krijohet mundësia që mos i lënë banorët të jetojnë në këto kushte. Por të gjejnë kushte dinjitoze, qoftë edhe në hotele në Korçë dhe të japë siguri që do të rindërtohet banesat nga fillimi.

Ndërsa banorët paralajmëruan se çadrat e vëna në dispozicion nga qeveria do ti ngrene përpara prefekturës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/termeti-ne-korce-salianji-banoret-i-futen-ne-cadra-vete-hane-e-pine-ne-restorante
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon