Surprise Me!

Hapet sezoni turistik në Darëzezë/ Subashi: Pritet që numri i vizitorëve këtë vit të jetë më i lartë

2019-06-03 1 Dailymotion

Është çelur zyrtarisht sezoni turistik në plazhin e Darzezës në Fier. Kjo ditë është shoqëruar me aktivitete të larmishme si lojëra sportive, kërcime dhe muzikë. Bizneset fierakë janë bërë pjesë e festës duke ofruar për vizitorët gatime, ëmbëlsira por edhe prodhime të zonës. I pranishëm në hapjen e sezonit turistik ka qenë edhe Kryebashkiaku Armando Subashi është shprehur se numri i turistëve vendas dhe të huaj pritet që në këtë sezon veror të të jetë më i lartë.

"Vjet numëri i frekuentuesve të plazhit të Darëzezës ishte shumë i lartë, por jam i bindur se sivjet ky numër do të jetë më i lartë dhe besoj se do ta thyejmë rekord. Ne do të jemi në shërbim të qytetarve, jo vetëm të Fierit por edhe të zonave të tjera.

Ky bregdet është një mudësi e madhe zhvillimi dhe një potencial shumë i madh për zhvillimin ekonomik të Fierit", tha Armando Subashi

Festimeve për hapjen e sezonit turistik j?u bashkuan me qindra qytetarë të zonës por edhe nga qytete të tjera.

Buy Now on CodeCanyon