Festivali ndërkombëtar i muzikës elektronike UNUM mbylli të dielën rrugëtimin 3-ditor në Shëngjin. DJ nga e gjithë bota bënë bashkë 5000 të rinj shqiptarë dhe të huaj që shijuan veç muzikës, edhe bukuritë natyrore të Ranës së Hedhun.

?Është hera e tretë që vij në Shqipëri. Muzike e mirë, natyre e bukur, gjithçka po shkon shkëlqyeshëm. Do të kthehem sërish këtu.
Ne e kemi prit prej vitesh të bëhet në Kosovë. Shumë mirë që u bë këtu në Shqipëri dhe mendoj që të gjithë duhet ta njohin edhe natyrën shqiptare?.

Festës së të rinjve iu bashkua edhe Kryeministri Rama e Ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

?Të gjithë këta të rinj bëhen zëdhënës më të mirë të Shqipërisë së vërtetë, reale, ndryshe sesa ato që shkruhen në shtypin holandez?, tha Kryeministri.

?Festivali ka potenciale të shkojë deri në 10 mijë dhe në vitet e ardhshme do të ketë më shumë biznes për komunitetin lokal, për produktet e tyre dhe më pas edhe punësimin?, u shpreh Ministri Klosi.

UNUM festival do të rikthehet vitin e ardhshëm jo vetëm me performancat e DJ më të mirë në të gjithë botën, por edhe në një pikë tjetër turistike në natyrën shqiptare.