Besimtarët myslimanë kanë kremtuar sot festën e Fiter Bajramit. Pas ditëve të agjërimit, mijëra njerëz u mblodhën së bashku në sheshin ?Skënderbej?

Festimet e Fiter Bajramit filluan që në orët e para të mëngjesit të sotëm me namazin e sabahut.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu u lut që Zoti ta begatojë, ta mbushë me mirësi dhe paqe këtë vend.

?Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë. Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur? tha Spahiu

Pjesmarrësit e shumtë u përshëndetën me njërit tjetrin duke ndarë momente gëzime dhe emocione.

Festa e Fiter Bajramit vjen pas mbarimit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen pasi myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, dhe solidarizohen me të varfrit.