Surprise Me!

RTV Ora - Trafik droge dhe prostitucion, shkatërrohen dy banda shqiptare në Itali

2019-06-04 0 Dailymotion

#rtvora

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion i Policisë italiane të Modenas ka çuar në shkatërrimin e dy bandave shqiptare me aktivitet të paligjshëm në trafikun e prostitucionit e të lëndëve narkotike.

Në pranga janë vënë disa shqiptarë, anëtarë të 2 bandave.

Hetimet kanë zbardhur se ata shfrytëzonin për prostitucion rreth 20 vajza nga Europa Lindore. Pa leje të rregullt qëndrimi e me një biznes përfitimi prej 180 mijë euro në muaj.

Me anë të dhunës fizike e kërcënimit me vdekje vajzat detyroheshin të punonin si prostituta. Si vajzat ashtu dhe anëtarët e bandave nuk kishin leje të rregullt qëndrimi e shfrytëzonin kohën e ligjshme 3 mujore për të qëndruar në Itali, më pas riktheheshin në Shqipëri për të ardhur përsëri pas disa ditësh në Itali.

Operacioni i koduar "Fossalta" ka zbardhur se dy grupet shqiptare ishin në rivalitet mes tyre, i cili ka çuar në një konflikt me armë zjarri i verifikuar më 5 prill 2018.

Mbi 50 trupa policorë kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm kontrolle në mjaft banesa duke vënë në pranga disa nga anëtarët e 2 bandave kriminale.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/trafik-droge-dhe-prostitucion-shkaterrohen-dy-banda-shqiptare-ne-itali

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon