#rtvora

Ambasadori italian Alberto Cutillo është shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve pa një pak mes politikës. Duke u zhveshur nga gjuha diplomatike. Cutillo e ka bërë të qartë se në Qershor janë të hapura të gjitha mundësitë për vendimin e negociatave, ndërsa theksoi që Franca dhe vendet e Ulëta janë skeptike për Shqipërinë.

Diplomatët e huaj në vendin tonë nuk kanë një zgjidhje të gatshme për politikën shqiptare, por ato i bëjnë thirrje palëve që të ulen në dialog pas situatës së brishtë. Ambasadori italian Alberto Cutillo nga qyteti i Shkodrës është shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve vendore pa patur një marrëveshje politike, pasi një gjë e tillë sipas tij mund të cënojë institucionet në vend.

Alberto Cutillo: Në këtë pikë të gjitha rregullat janë të brishta, pasi nuk mund të thuhet se cila është më normale, të shkosh në zgjedhje pa opozitën apo të shtysh zgjedhjet. Zgjidhja i dytë duhet të jetë një marrëveshje mes palëve. Unë nuk di të ketë një akord të tillë, pasi të shtysh zgjedhjes pa një marrëveshje politike duke prekur Kushtetutën është e gabuar. Sic i themi ne në Itali ?një arnë është më e keqe se e grisura?.

Pak ditë para vendimit të Këshillit të Ministrave të BE, Ambasadori Italian tregon pa përdoru gjuhën diplomatike se kush janë shtetet kritike për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Alberto Cutillo: Ka shtete që janë në mëdyshje por ka dhe shtete me lëvizje politike që janë kundër zgjerimit , jo vetëm me Shqipërinë. Nuk është surprizë të them që Franca dhe vendet e ulëta janë shprehur kundër. Holanda po diskuton ne parlament heqjen e vizave për Shqipërinë.

Në lidhje me integrimin Alberto Cutillo pranon se janë të hapura të gjitha mundësitë në lidhje me vendimin e negociatave.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/duhen-shtyre-zgjedhjet-ja-si-pergjigjet-ambasadori-i-italise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz