PA GJURME PJESA E PARE DT 4 QERSHOR 2 motra në përmbushje të një amaneti. U lind më 8 korrik 1985. Ai u regjistrua me emrin Enver Manaj. Enveri që sot është një 34 vjeçar, me shpresën se ai është gjallë 2 motrat e tij Hide dhe Agime kanë vendosur që të rrëfejnë këtë histori në studion e emisionit ??Pa gjurmë?? në kërkim të vëllait të tyre. Nënë Fatimja punonte edukatore në kopsht kurse baba Tahiri punonte në mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa të dy u martuan në vitin 1975. Ata ishin prindër të 5 fëmijëve, 4 vajzave dhe një djali. Enveri djali i vetëm dhe i fundit në familjen Manaj, me dëshirën e çiftit për të patur edhe një trashëgimtar në familje, fati i të cilit ngriti pikëpyetje të mëdha.

Me dëshirën e madhe të çiftit, por me pamundësinë shëndetësoretë nënë Fatimes, e cila pas lindjes së vajzës së katërt kurohej me azotemi në veshka, mjeku ia ndalon rreptësisht lindjen e një fëmije të pestë.

Pavarësisht kësaj, me këmbënguljen e bashkëshortit për të patur një djalë Fatimja mbetet shtatzënë.

Gjendja shëndetësore e saj ishte e përkeqësuar dhe nga fshati Brekie ku jetojnë familja Manaj, dërgohet me urgjencë në spitalin e Kukësit, i cili nuk e merr përsipër rastin për shkak të situatës së rëndë shëndetësore të nënës, ndaj Fatimja përfundon në maternitetin e vjetër të Tiranës.

Ky kalvar vështirësish përfundon me sukses kur nëna operohet dhe fëmija lind shtatanik, pa komplikacione.

Vendosën ta quanin Enver. Nëna transferohet në spitalin Nënë Tereza, ndërsa foshnja mbahet në kujdesin e mjekëve në maternitet.

Bashkëshortit Tahirit i kishte rënë barra për të qenë sa tek Fatimja dhe sa tek djali i porsalindur.

Kur Enveri gëzonte shëndet të plotë, nga ana tjetër gjendja shëndetësore e nënës rëndohej çdo ditë e më shumë.

Fatimja i kërkon të shoqit të marrë djalin. Kur Tahiri shkon në maternitet i pohojnë se foshnjën e kishin dërguar në Befotrofin e Tiranës.

3 muaj qëndrimi në spital, Fatimja luftoi fort derisa shpresat u shuan dhe Fatimja mbylli sytë pa marrë kurrë në krah djalin që lindi, por edhe pa mësuar se çfarë ndodhi me fatin e tij.

Babai ka mundur ta shohë djalin teksa rritej deri afro 3-4 muaj me radhë, kur në fund të nëntorit nëna ndërroi jetë, Tahiri u nis në Tiranë të marrë foshnjen që e kishte dëshiruar kaq shumë, në përmbushje edhe të amanetit që la Fatimja.

Ishte 4 dhjetori i vitit 1985. Këtu nis një tjetër dhembje e madhe për Tahirin, një tjetër plagë e hapur për të. I thonë se fëmija vdiq, e detyrojnë të nënshkruajë një dokument ku firmoste se fëmija vdiq 24 orë pas lindjes, ndërsa djali në fakt ishte afro 4 muajsh.

Vite më pas jetë të trishtuar për enigmën që la pas humbja e djalit dhe me brengë në zemër se Enveri është gjallë. Ai nuk e besoi kurrë se fëmija vdiq. Në vitin 2008 babai mbylli sytë përgjithmonë, dhe vajzave iu la të njëjtin amanet që la dhe nëna e tyre?

Në kërkim të Enverit??!