Mbi 50 diplomatë shqiptarë në botë do të largohen ose do të transferohen në kuadër të reformimit të diplomacisë. Lajmin e bëri të ditur ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, teksa sqaroi edhe arsyet e këtij vendimi.

?Shqipëria nuk meriton asgjë më pak se meritokraci në institucione, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci?.

Cakaj njoftoi se edhe 80% e stafit të konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë do të ndryshojnë.

?Ato duhet të ndryshohen rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve. Fluksi i kërkesave të qytetarëve shqiptarë nuk do të përballohet më as me dembelinë personale, as me inercinë e rutinës ditore, e as me arrogancën e epërsisë institucionale?.

Cakaj njoftoi se mbi 50% e pasaportave diplomatike dhe pasaportave të shërbimit do të shpallen të pavlefshme në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

?Numri i pasaportave diplomatike të Shqipërisë dhe numri i pasaportave të shërbimit të Shqipërisë shkon mbi 2500 dhe kjo është jo vetëm në norma të papranueshme, por në fakt është një praktikë e pabesueshme?.

Gjithashtu mbi 20 Konsuj Nderi të Shqipërisë nëpër botë, nuk do të jenë më të tillë.

Tv Klan