Kryebashkiaki i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.2. ku është ndalur për të prezantuar punët e tij në krye të Bashkisë, përgjatë këtyre katër viteve. Në fjalën e tij, hyrëse nuk ka ka kursyer mesazhet për opozita, e cila ka vendosur që të bojkotojë zgjedhjet e 30 qershorit. Veliaj tha se një vendim i tillë i opozitës ka ardhur pasi ka frikë nga zgjedhjet, teksa theksoi se opozita "nuk ka asnjë shans që të fitojë në Tiranë".<br /><br />"Opozita nuk ka asnjë shans të fitojë në Tiranë. Ndryshe nga ta, ne nuk i gjuajmë me vezë dhe as me bojë kundërshtarët, sepse nuk i konsiderojmë armiq", tha Veliaj.