Ferdinand Xhaferaj, kryetar i PD-së për Durrësin, ka reaguar pas përgjimeve të publikuara nga Bild. Ai thotë se përgjimet vërtetojnë se Dako i ka vjedhur gjithmonë zgjedhjet, edhe kur garonte përballë tij.

"Sot u publikua skandali i radhes i qeverise Rama. Tabloidi prestigjoz Bild vazhdoi me publikimin e fakteve te kapjes se shtetit nga krimi i organizuar.

Përgjimet mund të jenë të reja, por historia e blerjes së votave të Dakos në Durrës është aq e vjetër sa edhe vete kariera e Dakos ne politike.

Duket se fenomeni është zhvilluar gradualisht nga nje problematike e perdorimit te krimit per te blere vota drejt marrjes se funksioneve politike nga ana e krimit te organizuar. Pra, krimi organizuar cakton zyrtare te shtetit, cakton deputete dhe kryebashkiak te rilindjes.

Përgjimet më të fundit tregojnë se nuk jemi në situatën e përdorimit të krimit nga Dako për punë votash, por tashmë krimi është brenda shtetit, ka kapur shtetin dhe po perdor shtetin. Kjo histori skandalesh pa fund mbart kryeskandalin e mosdorëheqjes së Ramës, kur në Europë edhe per problem te mospërmbushjes se premtimeve kreret e qeverive japin doreheqje.

Keto ngjarje tregojne shume qarte se si eshte rrenuar demokracia, se si shteti ka marre fytyren e krimit. Nuk mund te konceptohet qe kjo situate e rrenimit te demokracise dhe shtetit mund te kalohet me disa moskandidime.

Duke vendosur t?i beje publike pergjimet, perendimi ka vendosur jo vetem t?i vendose noten kesaj qeveria, por edhe qe noten ta beje publike. Per perendimin kjo eshte nje qeveri bandite.

Në këto kushte po kuptohet nga të gjithë se e vetmja gjë që i ka mbetur në dorë shoqërisë është reagimi agresiv dhe ky reagim po ndjehet nga ora ne ore nga dita në ditë", deklaron Xhaferraj.