Sizmologu Rrapo Ormeni ka folur për Report Tv lidhur me goditjet më të fundit të tërmeteve në qytetin e Korçës.

Ormeni tha se zona është ende në aktivitet sizmik dhe gjatë natës ka patur tërmete të tjera. Deri më tani që nga data e lëkundjes së parë që shkaktoi edhe dëme të mëdha në zonë, Ormeni Konfirmon se janë regjistruar 150 tërmete.

Më pas ai ka deklaruar se rreziku tashmë ka kaluar dhe pritet që zona t'i kthehet normalitetit.

"Gjithësej kanë rënë 150 tërnetë të tjera. Vetëm sot janë regjistruar 19 tërmete të vogla, me magnitudë më të vogël se 3 ballë dhe këto quhen mikro tërmete dhe nuk janë të përfillshme. Ka rënie të ndjeshme të shkallës së lëkundjes. Është kaluar pika e rrezikut." ka thënë Ormeni.