Surprise Me!

Report TV - Si lindi dosja 339, nga shitësit e heroinës në Kavajë, që më pas nxori çështjen 'Dako'

2019-06-06 1 Dailymotion

Nuk ka qytetar shqiptar që të mos ketë dëgjuar gjatë këtyre katër muajve, një herë të vetme numrin 339 dhe 339/1, numra këto që simbolizojnë dy dosje penale, të cilat po hetohen prej më shumë se dy vite e gjysëm nga Prokurorët e Krimeve të Rënda.Për prokurorinë këto janë dy dosje të zakonshme, e cila në disa momente ka hetuar dhe ka vepruar shpejt, ndërsa në disa momente të tjera dhe për individë të caktuar,nuk ka vepruar me shpejtësi,duke u ankuar dhe argumentuar se s?ka oficerë për të bërë transkiptimin e 700 cd me biseda të përgjuara. Organi i akuzës ka zgjedhur të luajë me dy porta me këtëçështje.Po si lindi dosja 339, nga e cila mbiu dhe një dosje e dytë me numër 339/1, ku zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste flasin me persona të botës së krimit?<br />Kjo dosje ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës. Fill pas kësaj indicie, prokuroria ka marë informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë.<br /><br />Kjo pasi kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Çështja është rregjistruar në Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës,ku dilnin në përgjime Avdylajt e Shijakut. Këtij grupi i është bërë kapja në Itali më 8 shkurt 2017, e 2 ton kanabis, ku u arrestuan korrierët Ermal Agaj dhe Avni Dhrami. Në rastin e këtij trafikimi janë përfshirë veç të tjerëve edhe Astrit Avdyli, i njohur si ?bosi i Shijakut? dhe Gjevi Ndoka,vëllai i deputetit të PS Arben Ndokës.

Buy Now on CodeCanyon