Përveç Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë që janë jashtë funksionimit për shkak të vettingut, kolapsi me drejtësinë pritet që të thellohet akoma më shumë në muajt në vijim. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta zbardh projektin e Këshillit të Lartë Gjyqësor ku planifikohet mbyllja e 9 gjykatave.

Arsyeja e mbylljes së gjykatave është kostoja ekonomike dhe mungesa e stafit. Projekti është në fazë diskutimi, ndërsa pritet të bëhen konsultime publike.

Pritet që të mbyllen gjykatat shkallës së parë në Kurbin, Përmet, Sarandë, Burrel, Tropojë, Pukë dhe Pogradec. Gjithashtu të njëjtin fat pritet që ta kenë edhe gjykatat e Apelit të Gjirokastrës dhe Korçës.

Gazetari Arsen Rusta thotë se në diskutim është dhe shkrirja e Gjykatës së Apelit të Durrësit me Tiranën. Ndërkohë që në Kurbin dhe Kavajë ka mungesë gjyqtarësh për shkak të dorëheqjeve dhe vettingut.