Duke iu referuar përgjimeve të ?Bild?, 5 drejtuesit e partive të vogla opozitare theksuan se vjedhja e votave është kryer nën dirigjimin e kreut të qeverisë Rama.

Aleatët e Bashës kanë akuzuar kryeministrin Rama se ai është në krye të skemës së vjedhjes së votave në Durrës duke iu referuar përgjimeve të publikuara nga tabloidi gjerman ?Bild?.

Kreu republikan Fatmir Mediu i kërkoi presidentit të shtyjë datën e zgjedhjeve me 6 muaj.

Drejtuesit e 5 partive opozitare deklaruan gjatë një takimi në Kamëz se vetmja zgjidhje e situatës politike është qeveria tranzitore për të përgatitur zgjedhje të lira. Ata ftuan qytetarët të bashkohen në protestën e së shtunës që sipas tyre, do të jetë një përballje me qeverinë e krimit.

Tv Klan