Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e opozitës për mosregjistrimin e anëtarëve të saj në Komisionet Zonalë të Administrimit Zgjedhor në lokalet e 30 qershorit.

Në këtë mënyrë gjykata la në fuqi vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i cili argumentoi se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mund të përfaqësohen me anëtarë në 90 KZAZ, me argumentin se nuk janë parti parlamentare dhe as subjekt zgjedhor.

Demokratët paralajmëruan përmes përfaqësuesit ligjor në KQZ se pas zbardhjes së vendimit do të vënë në dijeni edhe faktorin ndërkombëtar për atë që e cilësojnë shkelje ligjore.

Pas skadimit të afatit për dorëzimin e anëtarëve të KZAZ nga PD e LSI, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nisi thirrjet në adresë të shoqërisë civile për plotësimin e vakancave. Deri më tani është plotësuar një anëtar kryesisht në komisione, ndërkohë që pjesa tjetër që i takon opozitës vijon të mbetet bosh.

Tv Klan