Burg për këdo që do mashtrojë me ushqimet. Shitja e ushqimeve të skaduara, falsifikimi i produkteve në të gjitha fazat e prodhimit dhe përdorimi i kimikateve, do të konsiderohen si krim dhe do ketë dënime deri në tre vjet burg. Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.<br /><br />Sipas specialistëve të Ministrisë së Drejtësisë shkelja e parë do konsiderohet si kundërvajtje penale dhe do ketë dënime alternative ndërsa në rast se shkeljet do përsëriten dënimi do të jetë me burg.<br /><br />Burg do të ketë edhe ata që do vendosin te produktet të dhëna që nuk korrespondojnë ose paraqisin të dhëna të rreme në etiketë.