#rtvora
Gazeta gjermane BILD publikoi 6 audiopërgjime të bisedave të Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak. Përgjimet tregojnë lidhjet direkte që Avdylaj mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, me kandidatin aktual të Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arbana. Gjithashtu tregojnë angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë Socialiste si dhe për të emëruar në listën e PS-së, si kandidat për deputet Ilir Ndraxhin. Në një nga përgjimet ai komunikon me vëllanë e kandidatit për deputet, si dhe me kryetarin e bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani.
Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë se ke takuar Ramën, keni ndenjt, jeni kënaq?

Vangjush Dako: Hehehehe, ça bërë?

Astrit Avdylaj: Ça bohet?

Vangjush Dako: Mirë mirë

Astrit Avdylaj: Nga je vëllai?

Vangjush Dako: Dëgjo

Astrit Avdylaj: Hë vëlla

Vangjush Dako: Thoi byrazerit unë po iki për në Ishëm tani, tek ata çunat.

Astrit Avdylaj: Jo tashi, ta lemë një çik më vonë se tani jam me çunat unë (Vath Alla)

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Këtej tek Zyra e Regjistrimit të Pronave, po pres Anin (Ani Dermishi, drejtori në Durrës). Ani do vijë të takojë ty apo...

Vangjush Dako: Alla aty janë apo..?

Astrit Avdylaj: Vatha Alla është këtu me mua, drejtpërdrejt, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po të dëgjon tani

Vangjush Doko: Mirë takohemi në Durrësi atëherë

Astrit Avdylaj: Jo, do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje. Do të takojmë atje nga dreka se s'bën. Ne të mbarojmë çik punë me Anin këtu. Po presim Anin se po shkon deri tek bashkia tha ai dhe po e pres këtu te Hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë mirë

Astrit Avdylaj: Hajdë, të du fort vëllai jot
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gazeta-gjermane-bild-publikon-pergjimet-mes-vangjush-dakos-dhe-astrit-avdylajt
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz