Surprise Me!

RTV Ora - Tritol rivalëve të Aldo Bares në Lushnje

2019-06-07 19 Dailymotion

#rtvora
Shtëpia e një prej anëtarëve të familjes Taullau në Lushnje, të njohur si rivalët e grupit të Aldo Bares u sulmua me eksploziv mbrëmjen e të enjtes. Banesa është në pronësi të Albert Taullaut, i cili është larguar jashtë vendit me familjen e tij që pas atentatit që i bënë vitin e kaluar vëllait të tij me precedentë, Sajmir Taullaut. Policia e Lushnjes thotë se e po heton ngjarjen në disa pista, por ende nuk ka dalë në një përfundim.

Një shtëpi në pronësi të anëtarëve të familjes Taullau në Lushnje, të njohur si rivalët më të fortë të Aldo Bares u sulmua me eksploziv.

Lënda plasëse është hedhur në oborrin e banesës në lagjen Loni Dhamo? në pronësi të Albert Taullaut, vëllait të Sajmir dhe Baki Taullaut.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale pasi në këtë banesë nuk jeton njeri prej disa kohësh!

Anëtarët e familjes mësohet se janë larguar jashtë vendit që pas atentateve që i bënë Saimir Taullaut në vitin 2018 në Lushnje.

47 vjeçari u sulmua herën e fundit në një prej bizneseve të familjes Taullau në rrethrrotullimin e Plugut.

Ky i fundit, njihet si person me precedentë penale, ndërsa në vitin 2005, vëllai i tyre Baki Taullau u vra në një ngjarje për të cilën ata akuzuan bandën e Aldo Bares.

Konfliktet mes tyre kanë nisur në vitin 1997, kur Banda e Aldo Bares kishte influencë të fortë në qytet. Prej asaj kohe ka pasur një seri ngjarjesh që janë lidhur me përplasjen e familjes Taullau me grupin e Bares.

Në lidhje me tritolvënien policia e Lushnjes ka ngritur disa pista por burimet thonë se ende nuk ka dalë me një përfundim.

Veçse dyshimeve për një sulm ndaj familjes Taullau shpërthimi po hetohet si një mesazh edhe për një biznes që operon në të njejtën ndërtesë.

Në funksion të hetimit mëngjesin e së premtes u morën edhe dëshmitë e banorëve të tjerë të zonës, por nuk dihet sa ato do ti shërbejnë tritolvënies.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shperthim-ne-oborrin-e-nje-banese-ne-lushnje
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon