Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave festoi dje 70-vjetorin e themelimit të Arkivit Qendror Shtetëror. Drejtuesi i institucionit Ardit Bido në fjalën e tij, teksa theksoi rëndësinë e Arkivit për një vend, shprehu mirënjohjen edhe ndaj punës së punonjëseve aktual, por dhe atyre që kanë lënë gjurmë, duke punuar për këtë institucion.<br /><br />Ardit Bido prezantoi së bashku me Drejtorin e Arkivit të Kosovës Ramë Manaj edhe Drejtoreshën e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Pranvera Dibra, dy projektet e mëdha për sa i përket krijimit të godinës së re dhe rikonstruksionit të godinës aktuale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.<br /><br />Pjesë e rëndësishme e eventit ishte dhe shfaqja e dokumentarit e bërë enkas për 70-vjetorin e krijimit të Arkivit Qendror Shtetëror, i cili u ndoq me kuriozitet nga të ftuarit.