Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme ka mbledhur Këshillin Bashkiak në kuadër të vendimeve që pritet të miratohen nga bashkia e Tiranës.<br /><br />Në fjalën e tij Veliaj ka thënë se një vendim jashtë rendit të Bashkisë së Tiranës është përgjigjja ndaj kërkesës së kryeministrit Rama në lidhje me familjet e prekura nga tërmetet në Kroçë.<br /><br />Veliaj ka thënë se do ti përgjigjen kësaj kërkesë dhe se do të kontribuojnë me ndërtimin e 4 banesave.