Në audio-përgjimin mes kreut të PS në Shijak, Elton Arbana, flitet për një gjobë të vendosur në Bashkinë e Sukthit, ky Astrit Avdylaj kërkon ndërhyrjen e Dakos për ta hequr. Ai shprehet se nësë Avdylaj do të kishte konfidenca me Dakon, do e merrte vetë në celular, edhe pse ai ishte në Zvicër. Ai ka shtuar se kreu i Bashkisë nuk e ka fuqinë ligjore për ta hequr një gjobë të tillë, madje as kryeministri Edi Rama.<br /><br />"Po të kisha konfidenca do më kishin marrë mua në Zvicër, telefonat punojnë edhe atje. Çdo gjobë që vihet nga inspektorati, nuk e heq dot se nuk ka mundësi ligjore që ta rishqyrtojë gjobën. Gjobat i heq vetëm gjykata. Ne kemi shfletuar bllokun e gjobave dhe në këtë Bashki ka 7-8 gjoba. Po t'i jetë vendosur gjoba, nuk e heq dot as Edi Rama. Kur merr fletën e gjobës, nuk e heq dot. Elton Arbana ka qenë drejtor i Inspektoratit Kombëtar dhe njëkohësisht kreu i PS në Shkodër. Ishte vendim i PS kur kryetarët nuk duhet të punonin në shtet dhe ai është një nga 12 kryetarët e fundit që ka dhënë dorëheqjen nga puna në shtet", tha Dako.
