Surprise Me!

RTV Ora – Partia Demokratike: Policia po nxit dhunë

2019-06-11 0 Dailymotion

#rtvora
Vetëm pak orë para protestës së opozitës, policia në një deklaratë u kërkoi organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar.

Por Partia Demokratike reagoi duke thënë se deklarata e policisë nxit dhunën dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit.

"Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike. Deklaratat e Policisë së kapur nga krimi janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët,"-tha sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmen Bardhi.

Ai shtoi se PD do zhvillojë protestë paqësore.

Gazmend Bardhi: "I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. PD është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet."

Bardhi u bëri thirrje qytetarëve të mbrojnë punonjësit e policisë,

Gazmend Bardhi: "Ripërsërisim sot apelin tonë drejtuar qytetarëve, që pavarësisht provokimit kriminal të drejtuesve të Policisë së Shtetit, që do të kenë fatin e njëjtë me atë të Edi Ramës, duhet të mbrojnë punonjësit e thjeshtë të policisë, të cilët kanë të njëjtat halle dhe probleme me secilin prej qytetarëve që dalin në protestë."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/partia-demokratike-policia-po-nxit-dhune
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon