Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan ditën e sotme kantieret e Rrugës së Arbrit, ku po ecet me ritme mjaft të kënaqshme, për të kapur afatin e premtuar, pranverën e vitit 2021. Ata ndaluan në dalje të tunelit T5, i cili ka një gjatësi prej 500 metër dhe është përfunduar plotësisht, përveç shtresës së asfaltit. Me të njëjtat ritme është punuar edhe në Urën e Vashës, ku kanë mbaruar themelet dhe është montuar gjysma e strukturës metalike.

?Ura e vashës përfundon gjatë periudhës së verës. E konsiderojmë si një ndër urat më të larta në rajon, 150 metra nga niveli ku është nisur,? u shpreh ministrja Balluku.

Kjo urë përbëhet nga themele betoni dhe strukturë metalike tip kapriate, hark. Edhe në krahun tjetër të urës, në hyrjen e tunelit T6, që ka një gjatësi 335 metër, është ecur paralelisht dhe tashmë është hapur plotësisht, si dhe po avancohet me fazat e tjera të punimeve.

Në Rrugën e Arbrit deri më tani janë realizuar afro 40% e punimeve.