#rtvora

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra kryetaren e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar me 5 qershor, u evidentuan mungesë burimesh financiare për disa vite si edhe paqartësi në deklarimin e një kredie dhe kërkesën për shtesën e një prone. Ndërkohë, nga hetimi administrativ nuk u identifikuan probleme për pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin. Treshja gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare.

Sipas raportit të Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, gjyqtarja Hajro ka kryer deklarim të pasaktë, por nuk ka kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë, nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit dhe ka burime të ligjshme. Pasaktësia është konstatuar në mos deklarimin e kërkesës për legalizimin e një prone.

Lidhur me pastërtinë e figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, ka rekomanduar përshtatshmërinë e Kryetares së Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro për vazhdimin e detyrës. Relatori Ilia nuk evidentoi probleme edhe lidhur me kriterin e profesionalizimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkarkohet-kryetarja-e-gjykates-se-tiranes
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz