Surprise Me!

Report TV - Meta flet me gjuhën e opozitës: Zgjedhje një partiake, pa garë, proces fiktiv

2019-06-11 0 Dailymotion

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme ku dha argumentet për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor, duke thënë se ato do të shtyhen pasi të arrihet një marrëveshje politike për datën e re, Presidenti Ilir Meta në pjesën më të madhe, foli me gjuhën e opozitës. Ai përmendi të njëjtat akuza si të opozitës joparlamentare, jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj procesit zgjedhor. Njëjtë si opozita, Meta tha se partia e re, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, u regjistrua në KQZ përtej çdo afati. Votime njëpartiake, zgjedhje pa garë dhe një proces fiktiv e quajti Meta këtë proces që sipas tij do të cënonte integrimin e Shqipërisë. Fjalë këto të dëgjuara dhe të arktikuluara, njëjtë, edhe nga opozita. Ai akuzoi mazhorancësn edhe për kapje totale të institucioneve.

Si argument të parë për anulimin e zgjedhjeve Meta tha se ishte rreziku real për një situatë të përshkallëzuar ditën e zgjedhjeve, por vijimi i konferencës më tej ishte qartazi një sulm ndaj mazhorancës me akuzat e opozitës. Meta tha se opozita nuk ka shprehur ndonjëherë vullnet për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por sipas Metës, ka prova, duke cituar edhe raporte të OSBE/ODIHR (akuza që LSI ka bërë kundër qeverisë), për shkelje ndaj procesit zgjedhor.

"Zgjedhjet e lira dhe demokratike janë baza e një shoqërie demokratike. Si një prej instrumenteve të demokracisë zgjedhjet shërbejnë për të pasqyruar vullnetin e popullit. Në këtë vështrim realizmi i zgjedhjeve pa garë është në kundërshtim me parimet demokratike. E drejta kushtetuese për të zgjedhur nuk zbatohet. Referuar të dhënave që kanë mbledhur partitë në zgjedhjet e shkuara, zgjedhjet pa garë dhe pa prezencën e opozitës cënojnë kushtetutën. Sipas nenit 1, pika 3 qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira. Koncepti kushtetues nuk mund të konsiderohet i përmbushur vetëm në aspektin e mundësisë së pjesëmarrjes në votime. Kjo do e çonte Shqipërinë në listën e vendeve jodemokratike.

Ndryshe ndodh në rastin e zgjedhjeve vendore. Është pushteti vendor që kujdeset për problemet e zgjedhësve. Pushteti lokalë është më afër qytetarëve. Në këtë mënyrë referuar parimeve kushtetuese nëse në zgjedhjet lokale merre pjesë vetëm mazhoranca qytetarëve i cënohet e drejta për të zgjedhur.

Presidenti ka detyrimin të zbatojë kushtetutën për të drejtat e njeriut dhe të kontribuojë për realizimin e tyre. Kur kjo e drejtë cënohet presidenti ka të drejtë të ndërmarrë çdo akt për ta kthyer këtë.

Kryetari i shteti ka detyrimin të mbrojë parimet duke ndërhyrë në çdo rast kur ato cënohen

Është fakt se në mënyrë të vazhduar opozita nuk ka shprehur vullnetin për të mos hyrë në zgjedhje, por referuar fakteve, edhe raporteve të OSBE/ODIHR ka ngritur pretendimin se zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe të ndershme. Kjo nënkupton se ato dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje por konkurrim i lirë me rregulla të përcaktuara. Është detyrë e qeverisë ta garantojë këtë. Nëse ky detyrim nuk përmbushet, i vetmi autoritet që ka mundësi të ndërhyjë është presidenti.

Ai k...

Buy Now on CodeCanyon