Presidenti Ilir Meta paraqititi në një konferencë për shtyp arsyet që e detyruan atë të çdekretojë datën e zgjedhjeve dhe renditi disa argumente për të treguar se ai është mbështetur në Kushtetutë në marrjen e këtij vendimi.
E bëri të qartë që në fillim se nuk mund të zhvillohen zgjedhje nëse ai nuk cakton një datë tjetër për mbajtjen e tyre.

"Presidenti cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve?.Sipas Kushtetutës, pa patur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, nuk mund të zhvillohen".

Ilir Meta thotë se si garant i Kushtetutës është përgjegjës për të ndalur që vendi të shkojë në një përplasje civile ndaj u detyrua të shkojë drejt kësaj vendimarrje.

"Në këtë mënyrë, nësedita e zgjedhjeve do të shndërrohet në një betejë force midis mbështetësve të mazhorancës dhe opozitës, apo në një betejë midis qytetarëve dhe organeve ligjzbatuese, atëherë zgjedhjet do të humbisnin vlerën e tyre në një shoqëri demokratike, dhe nga një mjet tënjë shoqërie demokratike, do të ktheheshin një mjet rreziku për bashkëjetesën demokratike dhe unitetin e popullit.

Ky rrezik duhet të parandalohet me mjete kushtetuese, ku pa dyshim përfshihet dhe anulimi i datës së zgjedhjeve nga organi që ka kompetencë dhe detyrë kushtetuese, nga njëra anë të mbrojë unitetin e popullit (neni 86 i Kushtetutës), dhe nga ana tjetër të caktojë datën e zgjedhjeve (neni 92/gj i Kushtetutës).

Në vlerësim të situatës që po kalon vendi dhe gjuhës së urrejtes që po përdorin palët politike, si President i Republikës evidentoj se,ekziston rreziku qëShqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit të paparashikueshëm tëtensionit social, që mund të shkaktojnë pasoja të pakontrollueshme".

Zgjedhjet pa opozitën, thotë Presidenti, do të ishin monopartiake, çka sipas tij bie ndesh jo vetëm me Kushtetutën, por edhe me marrëveshjen e stabilizim-asociimit.

Për të treguar rëndësinë e pjesëmarrjes së opozitës, ai foli me shifra.

"Në Qershor të viti 2015, këto forca politikeqë përbëjnë sot bllokun opozitar, kanë siguruar rreth 48,6 % të votave, ndërkohë që partia socialiste në këtë proces zgjedhor me aleatët e saj që i ka edhe sot pjesë të aleancës së saj politike ka siguruar në total rreth 43 % votave si subjekt politik.Referuar këtyre të dhënave, zhvillimi i zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në 30 qershor 2019, pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila përfaqëson së paku gjysmën e elektoratit shqiptarë, cenon edhe disa parime kushtetuese që gëzojnë mbrojtje të posaçme kushtetuese".

Thotë se palët injoruan thirrjet e tij për dialog, ndërsa akuzon mazhorancën se po kap institucionet.

"Për fat të keq të dy palët qendruan në pozitat e tyre ekstreme. Mazhoranca vijon të tentojë kapjen totale të institucioneve, ndërsa opozita deligjitimimin e plotë të tyre".

Presidenti Meta iu referua gjithashtu disa rasteve të tjera, ku paraardhësit e tij kanë shtyrë datën e ...